Gjermani-Konsumatorët kanë besim tek ekonomia e vendit

Besimi i konsumatorëve në Gjermani është i qëndrueshëm pavarësisht fluksit të madh të refugjatëve.

425236
Gjermani-Konsumatorët kanë besim tek ekonomia e vendit

Besimi i konsumatorëve në Gjermani është i qëndrueshëm pavarësisht fluksit të madh të refugjatëve vitin e kaluar, dhe sulmeve terroriste në Paris, tregojnë rezultatet e një hulumtimi të fundit.

Raporti i grupit GfK thekson se dëshira e konsumatorëve për blerje dhe pritjet ekonomike kanë shënuar rritje të vogël, ndërsa pritjet për të ardhurat kanë shënuar ulje.

"Pavarësisht rreziqeve të shumta, duke përfshirë edhe rrezikun e sulmeve terroriste dhe krizës së refugjatëve, konsumatorët ende besojnë se ekonomia gjermane vazhdon të rritet në mënyrë modeste në muajt e ardhshëm", thuhet në raportin e fundit të grupit hulumtues.

Të dhënat e studimit të GfK tregojnë se indeksi i besimit të konsumatorëve në ekonominë më të madhe të Evropës për muajin shkurt ka mbetur në 9.4 pikë.

Në të njëjtën kohë, grupi paralajmëron se në qoftë se rreziqet mbeten, situata sa i përket besimit, mund të ndryshojë. GfK thekson se "tregu i punës dhe punësimet në rritje, në masë të madhe mund ti atribuohen optimizmit".

Në sondazhin mujor të GfK-së janë përfshirë 2.000 konsumatorë.



Lajme të ngjashme