Ministri i energjisë premton një dimër pa probleme me gazin

Turqia është e përgatitur për çdo skenar krize ka thënë Ministri turk i Energjisë, Berat Albayrak duke shtuar se shpresojnë që me lejen e zotit ti kapërcejnë proceset dhe pa pasur ndonjë vështirësi në furnizimin me gaz.

Ministri i energjisë premton një dimër pa probleme me gazin

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak ka dhënë një mesazh relaksues drejtuar popullit në prag të dimrit. “Turqia është e përgatitur për çdo skenar krize në lidhje me gazin natyror rus”, deklaroi ministri Albayrak.

Albayrak ka vlerësuar çështjen e gazit natyror, një prej temave më të diskutuara në Turqi pas rrëzimit të avionit rus.

“Në rastet kur ka pasur skenarë për një krizë të çfarëdoshme, popullit tonë nevojën për energji qeveria ia ka plotësuar edhe në stinët më të ftohta të dimrit që ka parë Turqia. Të njëjtën gjë do të bëjë në mënyrën të sigurt edhe këtej e tutje”, - theksoi Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak.

Në lidhje me centralin e tretë bërthamor që pritet të ndërtohet në Iğneada, Berat Albayrak bëri këtë sqarim: “Ende nuk është marrë një vendim i prerë. Iğneada bën pjesë në alternativat e deritanishme. Shpresojmë që deri në fund të vitit 2016 do të jetë finalizuar edhe vendndodhja e centralit të tretë bërthamor”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme