Prodhimi industrial turk në majat e 5 viteve të fundit

Prodhimi industrial, që konsiderohet botërisht si tregues primar i rritjes ekonomike, është rritur me 14,7% gjatë muajit tetor në Turqi dhe ka demonstruar rritjen më të lartë të 5 viteve të fundit, shkruan gazeta "Sabah".

Prodhimi industrial turk në majat e 5 viteve të fundit

Kjo rezulton rritja më e shpejtë që prej janarit të 2011-s.

Specialistët tërheqin vëmendjen se rritja ekonomike do të jetë edhe më e shpejtë në fund të tremujorit të fundit të vitit, kjo falë edhe stabilitetit politik në vend.

Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, vuri në pah se me rritjen e besimit ndaj ekonomisë prodhimi industrial në Turqi ka shpalosur përsëri një grafik në rritje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme