Simsek publikoi koston e krizës turko-ruse

Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek bëri të ditur koston e këtij tensionimi.

Simsek publikoi koston e krizës turko-ruse

Marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë vazhdojnë të jenë në rendin e ditës.

Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek bëri të ditur koston e këtij tensionimi.

“Ne kemi diskutuar të gjitha aspektet e krizës me Rusinë, deri tek skenari më i keq është një humbje prej 9 miliardë dollarëve”- tha Shimsek ndërsa shtoi “Jemi të gatshëm në çdo aspekt”.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Shimshek tha se janë gjetur edhe tregjet alternative që do të zëvendësojnë tregun e Rusisë.

Shimshek vijoi me fjalët :
“Rusia nuk do ti marrë këto mallra, këto mallra do ti shesim në tregun e brendshëm. Jo. Sigurisht që ne do ti dalim për zot eksporteve tona. 80% të mallrave bujqësorë të kthyer i kemi dërguar në tregje të tjera”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme