OPEC: Kuota e prodhimit të naftës mbetet e pandryshuar

Takimi në Austri i ministrave të vendeve anëtare të OPEC-ut ka përfunduar pa marrë një vendim. Kjo do të thotë se organizata do të vazhdojë të prodhojë kuotën prej 30 milionë fuçish nafte në ditë.

OPEC: Kuota e prodhimit të naftës mbetet e pandryshuar

Irani dëshiron të bëjë një rritje të vogël dhe pastaj të mbajë të kufizuar prodhimin e naftës, por pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor.

Arabia Saudite, si eksportuesi më i madh i naftës në botë, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj në favor të ruajtjes së situatës aktuale.

Ministri i Naftës së Nigerisë, vend i cili mban presidencën e radhës së OPEC-ut, tërhoqi vëmendjen mbi luhatjet e çmimeve të naftës gjatë 6 muajve të fundit për shkak të ofertave të tepërta.

Para takimit, çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët të 4 muajve të fundit.

Për sa kohë që prodhuesit e mëdhenj të naftës, përveç OPEC-ut, nuk ulin nivelin e prodhimit, reduktimi i prodhimit të naftës nga vetë kjo organizatë nuk do të ketë efekt, theksojnë ministrat pjesëmarrës në takim.



Lajme të ngjashme