Gazpromi lobon për projektin e kundërshtuar "North Stream 2"

Alexey Miller, kreu i gjigantit rus të gazit, Gazprom, ka zhvilluar dje një vizitë në Paris për të lobuar pranë autoriteteve franceze mbi projektin e gazsjellësit “North Stream 2″, të kundërshtuar nga disa vende të BE-së, bëri të ditur grupi rus.

Gazpromi lobon për projektin e kundërshtuar "North Stream 2"

"Miller u takua në fillim me sekretarin e përgjithshëm të Pallatit Elysee, Jean-Pierre Jouyet dhe ministrin e Ekonomisë, Emmanuel Macron, ndërsa më pas me numrin dy të grupit gazsjellës francez, Engie, Isabelle Kocher", sqaroi shoqëria publike në një deklaratë.

Gazpromi theksoi se është një furnizues i besueshëm i gazit prej 40 vitesh për ekonominë franceze, duke shtuar se eksportet e gazit drejt Francës janë rritur me 32 për qind gjatë 11 muajve të parë të vitit me 8,7 miliardë m3.

Ai në veçanti përmendi ecurinë e projektit "North Stream 2", i shpallur qeshorin e kaluar, ku kompania Engie kontrollon 10 për qind. Ky gazsjellës do të mundësojë forcimin e kapaciteteve të gazsjellësit "Nord Stream", në shërbim që nga viti 2011 midis Rusisë dhe Gjermanisë përmes Detit Baltik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme