Gjermani - Shënohet rënie në bizneset me Rusinë

Bizneset gjermane me Rusinë vazhduan rënien edhe në vitin 2015, pasi Moska është e përfshirë nga një krizë ekonomike e ndjekur nga rënia e çmimieve të naftës, sipas një studimi të kryer nga kompania e konsultimeve EAC, që u publikua sot.

358125
Gjermani - Shënohet rënie në bizneset me Rusinë

“Mes 30 kompanive më të mëdha të regjistruara në tregun aksionar të Frankfurtit dhe Rusisë u gjeneruan vetëm 15 miliardë euro xhiro këtë vit”, njoftoi EAC-ja.

Dy vite më parë, kompanitë gjermane raportonin një xhiro prej 22 miliardë eurosh ndërsa në vitin 2014 ajo kishte rënë në 19 miliardë euro.

Përveç rënies së çmimit të naftës, faktorë të tjerë ishin zhvlerësimi i rublës dhe sanksionet ekonomike të vendosura nga BE-ja në vitin 2014, për shkak të luftës në Ukrainë.

Kompanitë gjermane, që kishin volumin më të lartë të xhirove vitin e kaluar në Rusi, ishin prodhuesit e automobilave Volkswagen, Daimler dhe BMW, kompani enegjetike si EON, kimike si BASF, por edhe të elektronikës si Siemens.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme