Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Eurogas: Tubacioni Rrjedha Turke është i mirëseardhur

'Rrjedha turke' ofron një opsion të qëndrueshëm për diversifikimin e nevojshëm të gazit natyror në Evropë.

Eurogas: Tubacioni Rrjedha Turke është i mirëseardhur

'Rrjedha turke' ofron një opsion të qëndrueshëm për diversifikimin e nevojshëm të gazit natyror në Evropë, deklaroi të hënën presidenti i Eurogas-it, Gertjan Lankhorst.

"Unë personalisht mirëpres të gjitha infrastrukturat që mund të sjellin gaz në Evropë, qoftë gazit të lëngshëm natyror ose tubacionet nga cila do anë", theksoi Lankhorst.

Sipas Presidentit rus Vladimir Putin më 1 dhjetor 2014, Rusia nën presionin e Bashkimit Evropian (BE) ka anuluar projektin e tubacionit të gazit 'Rrjedha jugore', dhe propozoi një rrugë të re të tubacionit të gazit natyror nëpërmjet Turqisë e njohur si "Rrjedha Turke". Përveç tubacionit, është planifikuar ndërtimi i një qendre të gazit natyror në kufirin në mes Greqisë dhe Turqisë.

Ligjet anti trust të BE-së që rregullojnë tregun e energjisë të BE-së kanë ndaluar firmat e energjisë si Gazpromi rus, të furnizojnë me gazë nga të dy rrjetet e furnizimit, e cila ishte një nga pengesat kryesore për projektin e quajtur 'Rrjedha jugore'.

"Nuk mendoj se duhet të kemi rregulla në Evropë që favorizon një nismë private ndaj ndonjë tjetre. Zgjidhja më e mirë do të ishte të mbështesim të gjitha planet e infrastrukturës", shtoi ai.

Projekti i propozuar rus i 'Rrjedhës turke' në fillim kishte paraparë dërgimin e 63 miliardë metra kub (BCM) të gazit natyror nga Rusia nën Detin e Zi drejt Trakisë turke për të arritur në Greqi dhe më tej të shpërndahet në Evropë.

Megjithatë, në tetor të këtij viti, Gazpromi rus njoftoi se kapaciteti do të zvogëlohet për gati gjysmën e sasisë së paraparë në 32 miliardë metra kub në vit.

Duke komentuar mbi kritikat evropiane mbi varësinë e gazit rus, ai shtoi se çelësi për t'u shkëputur nga varësia e gazit rus është të sigurohet sasi e mjaftueshme në vend që të gjenerojnë konkurrencën mes furnizuesve të ndryshëm duke e mundësuar përdorimin e plotë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në terminalet në Evropë.

Pritet që burime të ndryshme të gazit që shkojnë përmes Turqisë të sjellin konkurrencë, kurse çmimet e gazit do të përcaktohen sipas mjedisit konkurrues.

Sipas të dhënave nga infrastruktura evropiane e gazit, Evropa ka 92 terminaleve të LNG, disa janë në fazën e planifikimit kurse disa në ndërtimin e sipër, prej tyre vetëm 29 janë aktualisht operacionale.

'Eurogas' është një organizatë jofitimprurëse që përfaqëson interesat e industrisë së gazit të aktorëve evropianë dhe global. Organizata ka 44 anëtarë që përbëhen nga kompanitë, shoqatat kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare të gjitha të angazhuara me shumicë, pakicë dhe në shpërndarjen e gazit në Evropë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme