Shënon rritje shitja e patundshmërive në Turqi

Gjatë muajit tetor të këtij viti në mbarë Turqinë janë shitur 104 mijë banesa.

Shënon rritje shitja e patundshmërive në Turqi

Vazhdon rritja e shitjes së patundshmërive në Turqi.

Gjatë muajit tetor të këtij viti në mbarë Turqinë janë shitur 104 mijë banesa.

Kjo shifër është tregues se shitja e patundshmërive në Turqi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 8,8%.

Pjesa më e madhe e shitjeve u realizua në Stamboll ku u shitën 19 mijë banesa.

Stambolli pasohet nga Ankaraja dhe Izmiri.

Ndërkohë që më shumë se 50 mijë banesa janë shitur për herë të parë, rreth 54 mijë banesa ndryshuan pronarët e tyre.

Në mesin e këtyre banesave 2 mijë e 236 u janë shitur shtetasve të huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme