Rrobëshambërat e Denizlisë për liderët e G-20

Në qytetin turk Denizli, që është edhe qendra e tekstilit, janë prodhuar rrobëshambërat për liderët botëror pjesëmarrës në samitin e G-20 të organizuar në Turqi.

Rrobëshambërat e Denizlisë për liderët e G-20

Rrobëshambërat e liderëve botëror janë prodhuar në Denizli të Turqisë.

Në qytetin turk Denizli, që është edhe qendra e tekstilit, janë prodhuar rrobëshambërat për liderët botëror pjesëmarrës në samitin e G-20 të organizuar në Turqi.

Samiti i liderëve të G-20 i organizuar në mikpritjen e Turqisë është mjaftë i rëndësishëm edhe për prezantimin e vendit.

Me qëllim të prezantimit të qytetit dhe të promovimit të produkteve të tyre industrialistët e qytetit turk të tekstilit, Denizli, për liderët botërorë prodhuan peshqirë dhe rrobëshambëra të posaçme.

Mbi produktet e dërguara liderëve të Gjermanisë, Spanjës dhe Meksikës, ishin të punuara flamujt e vendeve të tyre dhe emrat e liderëve.

Peshqirët dhe rrobëshambërat e punuara nga pëlhura e posaçme e prodhuar nga pambuku i zonës së Egjeut, u dërguan në hotelet ku ishin të vendosur liderët botërorë.

Bëhet e ditur se liderëve u janë dërguar dhuratë nga dy komplete, ku njërin do ta përdorin gjatë qëndrimit në Turqi dhe tjetrën në vendet e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme