Turqi – Indeksi i ÇPB rritet në 10,57%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka publikuar të dhënat në lidhje me Çmimet e Indeksit të Prodhimeve Bujqësore (ÜFE) për muajin tetor të vitit 2015.

Turqi – Indeksi i ÇPB rritet në 10,57%

Sipas kësaj, indeksi i prodhimeve bujqësore në tetor, krahasuar me shtatorin është rritur me 0,85%, ndërsa për të njëjtin periudhë të vitit të kaluar është rritur me 9,29% dhe mesatarja vjetore është rritur në nivelin e 10,57%.

Produktet bujqësore dhe të gjuetisë kanë shënuar një rritje prej 0,93%, prodhimet e pylltarisë janë rritur me 0,96% ndërsa tek produktet e peshkimit shihet një rënie prej 0,74%.

Rritjen maksimale në bazë mujore e përjetuan prodhimet e grupit të bimëve barishtore njëvjeçare.

Krahasuar me muajin e mëparshëm, prodhimi i bimëve barishtore njëvjeçare u rrit me 3,31%, produktet e grupit kryesor të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore janë rritur me 1,05%, ndërsa prodhimi në produktet e bimëve shumëvjeçare pësoi një rënie prej 3,63%.

Për sa i përket nëngrupimeve bujqësore, drithërat, bishtajoret dhe farat e yndyrshme kanë pësuar një rritje në masën 0,93%, gjedhët e gjallë dhe qumështi i papërpunuar i përfituar nga gjedhët kanë shënuar një rritje prej 1,02%, ndërsa agrumet kanë pësuar një rënie prej 3,21%.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme