Gjermani - Lufthansa vazhdon grevën edhe sot

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se greva e nisur të premten do të vazhdojë sot të hënën.

364623
Gjermani - Lufthansa vazhdon grevën edhe sot

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se greva e nisur të premten me kërkesat për përmirësimin e pagave dhe pensioneve të personelit të ekuipazhit të kabinës do të vazhdojë edhe të hënën.

Në një deklaratë të sindikatës të organizatës Stafi i Pavarur i Kabinës e cila i përfaqëson punonjësit e ekuipazhit të kabinës thuhet se greva në aeroportet e Frankfurtit dhe Dyseldorfit do të vazhdojë, përfshirë edhe aeroportin e Munihut.

Në deklaratë theksohet se greva në tre aeroportet do të nisë në orën 04.30 dhe në aeroportet e Frankfurtit dhe Dyseldorfit do të përfundojë në orën 23.00, ndërsa në aeroportin e Munihut do të vazhdojë deri në mesnatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme