Zeybekçi: Viti i ardhshëm do të jetë i shfrenuar për ekonominë

Pritet që rritja ekonomike dhe eksporti turk të shënoj rritje vitin e ardhshëm.

Zeybekçi: Viti i ardhshëm do të jetë i shfrenuar për ekonominë

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi tha se rritja dhe eksporti gjatë vitit të ardhshëm do të jetë e shfrenuar.

Ministri Zeybekçi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qytetin Denizli.

“Gjatë vitit të ardhshëm në Turqi do të jetohet një periudhë e re qoftë në tregtinë e brendshme, qoftë në atë të jashtme, në të gjitha tregjet financiare, në prodhim, në investime, në rritje, një periudhë kjo e zhvillimeve të shtyra në këto fusha deri më tani. Këtë vit do të hapet edhe sistemi, i cili për gati 1 vit e gjysmë ishte bllokuar. Unë uroj që gjatë vitit të ardhshëm Turqia të jetoj edhe njëherë atë periudhë të filluar më 3 nëntor të vitit 2002 dhe që do të vazhdojë me 1 nëntor të vitit 2015, të shënoj një rritje të madhe, që eksporti i saj të shënoj rritje dhe që të gjitha ekuilibrat në Turqi të kthehen në tregues pozitiv”, ka thënë ndër të tjera Ministri Zeybekçi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme