BQE: Athinës i duhen kapitale me vlerë deri në 14,4 miliardë eur

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka njoftuar sot për një domosdoshmëri fondesh deri në 14,4 miliardë euro për katër bankat kryesore private greke.

BQE: Athinës i duhen kapitale me vlerë deri në 14,4 miliardë eur

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka njoftuar sot për një domosdoshmëri fondesh deri në 14,4 miliardë euro për katër bankat kryesore private greke, një shumë më e ulët se shuma e parashikuar nga partnerët e Greqisë për rikapitalizimin e saj.

Banka Qendrore ka ndërmarrë në muajt e fundit një rishikim të zgjeruar të aseteve të bankave si një formë testimi për stabilitetin e tyre. Ky shqyrtim i thelluar vë në pah një nevojë për kapitale me një shumë totale prej 4,4 miliardë euro në skenarin bazë dhe 14,4 miliardë euro për rastin më të keq, e shënuar nga një përkeqësim i mprehtë i kushteve financiare dhe ekonomike në Greqi”, saktësoi BQE-ja në një komunikatë.

Katër grupet janë bankat e interesuara Alpha Bank, Eurobank, NBG dhe Piraeus Bank, kjo e fundit është paraqitur me një bilanc të brishtë, me një mungesë kapitalesh prej gati 5 miliardë euro në rastin e skenarit më të keq dhe 2,2 miliardë në skenarin bazë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme