Gjermani: Azilkërkuesit do të rrisin nivelin e papunësisë

Qindra mijëra azilkërkuesit, të cilët po mbërrijnë në Gjemani këtë vit, do ta ngrenë në mënyrë të konsiderueshme nivelin e papunësisë, deklaroi sot ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles për një gazetë të përditshme.

398894
Gjermani: Azilkërkuesit do të rrisin nivelin e papunësisë

“Ne do ta menaxhojmë, por jo menjëherë”, deklaroi Nahles për gazetën ”Passauer Neue Presse”.

“Për refugjatët e mirarsimuar gjetja e një pune do të jetë si një vrapim i distancave të mesme, ndërsa për të tjerët do të jetë si një vrapim maratonë”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se shembulli i përmendur shpesh për rastin e një mjeku shumë të kualifikuar sirian përbënte përjashtim.

“Ne nuk duhet të mendojmë se do të mundemi t’i integrojmë ata pa një përpjekje shumë të madhe. Kjo do të kërkojë shumë kohë”, deklaroi Nahles.

Ajo shtoi edhe se do të duhej një kohë e gjatë që refugjatët të mësonin mirë gjermanishten për të hyrë më lehtë në tregun e punës.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme