Skandali i Volkswagenit edhe nën fokusin e Turqisë

Makinat Volkswagen po ekzaminohen me hollësi edhe në Turqi. Pas skandalit në lidhje me emetimin e karbonit, tashmë në rend të ditës janë ngritur edhe lajmet se makinat e prodhuesit gjerman do të shiten me një çmim më të lartë.

Skandali i Volkswagenit edhe nën fokusin e Turqisë

Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, deklaroi se lajmet në fjalë nuk janë veçse spekulime.

Ministria turke e Mjedisit dhe Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK) kanë nisur hetimet për konstatimin e dëmeve, që këto makina mund t’i shkaktojnë mjedisit edhe në Turqi.

I pranishëm në Kongresin 5. të Prodhimtarisë Kombëtare, ministri Isik theksoi se e rëndësishme është që të përcaktohen fillimisht të dhënat e detajuara të këtyre vlerave. “Nëse ato rezultojnë mbi pragun tonë të emetimit, atëherë do të kryejmë veprimet e nevojshme ligjore”, shtoi ai.

Kompania automobilistike me seli në Volfsburg akuzohet për prodhim të manipuluar të makinave, me motivin se paraqet vlera më të ulëta të emetimit të karbonit sesa ato realet.

Për shkak të manipulimit të vlerave të shkarkimit të gazrave, Volkswageni po ballafaqohet me reagime të fuqishme në Amerikë dhe Evropë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme