Turqia nënvizon investimin për tejkalimin e krizës globale

Receta për të shpëtuar nga kriza globale është investimi ndërkombëtar.

350477
Turqia nënvizon investimin për tejkalimin e krizës globale

Emrat e rëndësishëm të ekonomisë globale, u takuan në forumin e organizuar nga Turqia që është kryesuese e radhës së G20 dhe OECD.

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci, në forumin ku u shqyrtuan mundësitë e investimit, theksoi se në këtë temë përjetohen shqetësime serioze.

Në forumin e organizuar me partneritetin e Turqisë, kryesuese e radhës së G20 dhe Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD), u diskutua tema e investimit ndërkombëtar.

Fjalimin e hapjes së forumit e mbajti Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci. Ai tha se Turqia gjatë kryesimit të saj i ka dhënë përparësi kapitujve të “investimit”, “gjithëpërfshirjes” dhe zbatimit.

Ministri Zeybekci i bëri një vlerësim edhe krizës globale dhe tha: “pavarësisht disa sinjaleve të përmirësimit, ekonomia globale është ballë për ballë një krizë të rëndë investimi”.

Ai bëri të ditur se përqindjet e interesit janë të ulëta dhe në një atmosferë ku rrjedhjet e siguruara nga bankat qendrore janë të larta, duhet shtruar pyetja se pse investimet janë në një nivel kaq të ulët?

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Gurria, tërhoqi vëmendjen se veprimet e tregut të kapitalit duhet të rriten dhe “duhet siguruar me patjetër rritja afatgjate”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme