"Zbarkimi" i biznesit turk në Katar

Shoqata e Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD) do ta zhvillojë panairin High Tech Port në Katar.

"Zbarkimi" i biznesit turk në Katar

Firmat më prestigjioze të industrisë së mbrojtjes, përgatiten të takohen me botën e biznesit të Katarit në panairin High-Tech Port.

Në mbledhjen e panairit që do të zhvillohet në Kryeqytetin Doha në datat 6-8 tetor, do të takohen përfaqësuesit e botës së biznesit nga të dyja vendet.

Pjesëmarrësit e cilësojnë panairin si një shfaqje të asaj që mund të bëjnë sëbashku vendet islame.

Në panairin që do të marrin pjesë 67 firma turke të industrisë së mbrojtjes, aeronautika, hapësira dhe detaria, pritet të krijohet një volum biznesi prej 5 miliardë dollarësh.

Në lidhje me panairin, Kryetari i MUSIAD, Nail Olpak tha: “High Tech Port është një panair që mbart teknologjinë e lartë dhe në këtë pikë, Katari është edhe një partner strategjik dhe e vlerësuar nga aspekti i marrëdhënieve politike është edhe një vend aleat dhe mik. Ne, Katarin nuk e shohim vetëm si një treg por si një partner shumë të rëndësishëm të Turqisë”.

Në panairin në DOHA do të promovohet për herë të parë avioni ushtarak TR-JET.

Ndërkaq, në Forumin e 19-të ndërkombëtar të Biznesit, vendet islame do të mblidhen me temën e Bashkëpunimit në Industrinë e Mbrojtjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme