Niveli i punësimit në Turqi, qershori shënon rritje të lehtë

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi sot të dhënat e papunësisë për muajin qershor. Sipas raportit të TUIK-ut, papunësia në Turqi gjatë periudhës në fjalë është realizuar në nivelin 9,6%.

Niveli i punësimit në Turqi, qershori shënon rritje të lehtë

Qershor 2015 në Turqi ka regjistruar 226 mijë të papunë më shumë të grupmoshës mbi 15 vjeç në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për një total prej 2 milionë e 880 mijë personash.

Sakaq, një rritje të lehtë me 0,6 pikë ka shënuar edhe papunësia jobujqësore, e cila rezulton 11,7%. Kurse niveli i punësimit është rritur me 0,4 pikë, duke u realizuar në 47,1%.

Raporti në fjalë thekson gjithashtu se shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është realizuar në 52,1%, ndërsa punësimi informal në 34,6%.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme