Turqia eksporton produkte me vlerë të shtuar

Zhvillimi ekonomik dhe eksporti i Turqisë u vlerësua në një mbledhje që u mbajt në Trabzon organizuar nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM).

Turqia eksporton produkte me vlerë të shtuar

Në mbledhjen e zhvilluar në Trabzon morën pjesë ambasadorët dhe konsujt e vendeve që kanë shkëmbime tregtare me Turqinë.

Kryetari i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, Mehmet Byjykekshi (Mehmet Büyükekşi) në fjalën që mbajti në këtë aktivitet tha se objektiv më i madh i tyre në eksport është rritja e vlerës së shtuar të produkteve të eksportit.

Edhe të ardhurat nga turizmi kanë shënuar një rritje të madhe, sqaroi Byjykekshi, duke shtuar se Turqia është vendi i 6-të në botë që tërheq më shumë turistë. Vetëm vitin e kaluar e kanë vizituar Turqinë 37 milionë turistë, tha Mehmet Byjykekshi, ndërsa shtoi se Turqia ka bërë një progres të madh edhe në sektorin e transportit ajror.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme