Pulsi i ekonomisë globale rreh për të 6-n herë në Stamboll

Ekonomia dhe financa islame, gjithnjë e më shumë në vëmendjen botërore gjatë viteve të fundit, janë dy nga pikat kryesore, që po trajtohen në një samit në Stamboll.

Pulsi i ekonomisë globale rreh për të 6-n herë në Stamboll

Në simpoziumin, që po realizohet me pjesëmarrjen e ekonomistëve të rëndësishëm nga të katër anët e botës, u diskutua roli i financës islame në shpërndarjen e mirëqenies.

Emra të shquar nga Turqia dhe bota u takuan në simpoziumin “Ekonomia dhe Financa Islame 2015”, organizuar nga Banka Botërore dhe Bursa e Stambollit në ambientet e Universitetit të Bosforit.

Simpoziumi në fjalë, që zhvillohet në kuadër të Samitit Financiar të Stambollit (IFS), synon nxitjen e shkëmbimit të mendimeve, mbështetjen e risive dhe progresit në lidhje me ekonominë dhe financën islame, si dhe të shndërrohen në një forum të rëndësishëm për lidershipin e opinionit.

Punimet e simpoziumit “Ekonomia dhe Financa Islame 2015” dhe IFS-së, që zhvillohen ndërkohë që e gjithë bota kërkon rrugët e gjallërimit në ekonomi, filluan sot dhe do të vazhdojnë gjithashtu të mërkurën.

Ekspertët do të marrin në shqyrtim tensionin në rritje të ekonomisë globale dhe rreziqet, që shfaqen si pasojë e klimës së rritjes ekonomike me ritme të ngadalta dhe normave të ulëta të interesit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme