G20-ta pakt paqeje valutore me Kinën

Shefat globalë të financave kanë bindur Kinën për t’iu bashkuar një pakti paqeje valutore pas zhvlerësimeve të gushtit, që ngriti frikët e një lufte monedhash.

G20-ta pakt paqeje valutore me Kinën

Shefat globalë të financave kanë bindur Kinën për t’iu bashkuar një pakti paqeje valutore pas zhvlerësimeve të gushtit, që ngriti frikët e një lufte monedhash.

”Kina dhe anëtarët e tjerë të grupit të 20 kombeve ranë dje dakord për t’u përmbajtur nga zhvlerësimet konkurruese dhe për t’iu rezistuar të gjithave formave të proteksionizmit”, sipas komunikatës përfundimtare nga takimi dyditor i G20-tes në Ankara, Turqi.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ishte në fokusin e takimit për shkak të rënies së fundit në tregun e aksioneve të juanit, që ngjalli panik te investitorët në mbarë botën.

Delegacioni kinez tha se zhvlerësimi i monedhës nuk ishte një përpjekje për të marrë eksportet nga konkurrentët e tyre ndërkombëtare.

”Shpjegimi i tij u pranua nga delegatët e tjerë”, deklaroi një zyrtar për “Bloomberg News”.

Banka Qendrore e Kinës lejoi rënien e juanit pasi indeksi i Shangait humbi rreth 40 për qind në mesin e qershorit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme