Protestë e fermerëve francezë për taksa të larta

Fermerët francezë, gjithashtu ankohen për importe të lira për shkak të cilave pretendojnë se po pengojnë prodhimet e tyre në treg.

Protestë e fermerëve francezë për taksa të larta

Më shumë se një mijë traktorë dhe disa lopë sot u gjenden në rrugët e Parisit, ndërsa fermerët protestojnë për shkak të çmimeve të ulëta të produkteve dhe taksave të larta.

Fermerët francezë, gjithashtu ankohen për importe të lira për shkak të cilave pretendojnë se po pengojnë prodhimet e tyre në treg për shkak të konkurrencës së Gjermanisë. Fermerët e pakënaqur kërkojnë ndihmë nga qeveria franceze për barazimin e çmimeve të produkteve të njëjta nga vendet fqinje.

Numri më i madh i bujqve me pankarta kundër qeverisë planifikojnë që në fund të ditës të protestojnë para Parlamentit. Nga sindikata më e madhe e fermerëve (FNSEA), theksojnë se është planifikuar që në Paris sot të jenë rreth 1,733 traktorë nga i gjithë vendi.

Kryeministri francez, Manuel Valls, i cili është i angazhuar për reforma strukturore në sektorin e bujqësisë, tha sot se ai do të takohet me udhëheqjen e FNSEA-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme