Ekonomitë më të mëdha në botë u takuan në Turqi

Ministrat përgjegjës të ekonomisë së vendeve G-20, për 4 ditë me radhë, do të bisedojnë në Turqi.

Ekonomitë më të mëdha në botë u takuan në Turqi

Në ditën e parë të mbledhjes u takuan Ministrat e Punës.

Ministri i Punës dhe Sigurimit Social të Turqisë, Ahmet Erdem, në fjalimin e tij nënvizoi bashkëpunimin global.
Ai u shpreh edhe në lidhje me dramën që përjetohet në Siri dhe kritikoi heshtjen e shoqërisë ndërkombëtare.

Ministri Ahmet Erdem tha, "Është shumë e dhimbshme që e tërë barra e mirëpritjes së 2 milion sirianëve i është lënë mbi supe Turqisë, madje nuk mund të kuptoj edhe qasjen e disave me kritika ndaj Turqisë në këtë çështje. Stepja e shoqërisë ndërkombëtare për të treguar solidaritet ndaj kësaj drame, është tepër e hidhur”.

Në kuadër të mbledhjeve të G-20 do të takohen edhe Ministrat e Thesarit dhe Kryetarët e Bankave Qendrore.

Ekonomia globale, rritja ekonomike, punësimi dhe taksat do të jenë ndër temat kryesore që do të shqyrtohen në mbledhje.

Rezultatet që do të arrihen në këto mbledhje do tu ofrohen liderëve që do të marrin pjesë në Samitin që do të zhvillohet në Antalja në datat 15-16 nëntor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme