Çmimet e naftës vazhdojnë të bien edhe në javën e tetë

Mediat amerikane theksojnë se në çmimin e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikon oferta e tejmbushur e naftës në treg.

Çmimet e naftës vazhdojnë të bien edhe në javën e tetë

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë pësuar rënie në javën e tetë me radhë.

Rënia e konsiderueshme e vlerës së aksioneve në tregjet botërore shton frikën se rritja e pasigurt ekonomike kërcënon kërkesën në tregun e tejmbushur të naftës.

Nafta e "lehtë" amerikane (WTI) ra me 54 cent në 40,78 dollar për fuçi, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar "Brent" ra me 62 cent në 46 dollar për fuçi.

Mediat amerikane theksojnë se në çmimin e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikon oferta e tejmbushur e naftës në treg.

Analistët gjithashtu kanë frikë se rënia ekonomike në Kinë, ekonomisë së dytë më të madhe botërore, që mund të ndikojë në rritjen globale dhe të ndalojë kërkesën për energji, e cila do të ndikojë në çmimin e naftës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme