Turqi - Përfundon Samiti i Y20-s, në fokus papunësia rinore

Kanë përfunduar punimet e samitit Youth-20 (Y20), mikpritjen e të cilës e ka bërë Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Turqi - Përfundon Samiti i Y20-s, në fokus papunësia rinore

Të rinjtë nënshkruan dhe publikuan Deklaratën Përfundimtare të takimit, e cila përmban edhe propozimet e tyre për Samitin e Liderëve të G20-s, që do të mbahet në muajin nëntor.

Pika kryesore e Deklaratës Finale të Samitit të Y20-s ishte “Papunësia Rinore”.

Liderët e të ardhmes u takuan në Stamboll.

Plot 94 të rinj nga 24 shtete u tubuan për të orientuar politikat botërore.

Mbledhur nën strehën e Youth-20, të rinjtë ishin jashtëzakonisht të emocionuar përpara Samitit të Liderëve të G20-s, që do të mbahet në Antalia më 15 dhe 16 nëntor, nën presidencën e radhës së Turqisë.

Pas një pune të ngjeshur, radhën e kishte leximi i Deklaratës Përfundimtare.

Rëndësia e Deklaratës Finale buron nga propozimet, që renditen brenda saj dhe që do t’i paraqiten Samitit të Liderëve të G20-s.

“Liderëve të G20-s do t’u përcillet mesazhi i rinisë së sotme mbi mënyrën sesi ata e mendojnë politikën botërore dhe çfarë ndryshimesh presin në këtë kontekst. Këtë vit kishte tri çështje të rëndësishme. Ajo me më shumë peshë ishte reduktimi dhe kontrollimi i papunësisë rinore. Ndërsa dy çështjet e tjera të rëndësishme ishin arsimi dhe paqja”, deklaroi Presidenti i Komitetit të Y20-s, dr. Emre Cenker.

Pjesëmarrësit e huaj u larguan me përshtypjet më të mira për Stambollin dhe gjithë organizimin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme