Turqia partnerja e 5tregtare më e madhe e BE

Vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian rritet dita ditës.

Turqia partnerja e 5tregtare më e madhe e BE

Sipas të dhënave të 6 muajve të parë të vitit, Turqia është partnerja e pestë më e madhe e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Evropës (Eurostat), në gjysmën e parë të vitit Turqia ka imputuar mallra me vlerë 41 miliardë euro dhe ka eksportuar mallra me vlerë 30.2 miliardë euro.

Kështu që me një vëllim tregtar prej 71.2 miliardë euro gjithsej, Turqia duke lënë pas Norvegjinë është radhitur në partneren e pestë tregtare më të madhe në botë të Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën periudhë kohore, partnerja më e madhe e Bashkimit Evropian është Amerika me 308.6 miliardë euro.

Ajo ndiqet nga Kina me 251.4 miliardë euro dhe nga Zvicra me 125 miliardë euro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme