Kriza ekonomike në Greqi shkakton privatizimin e 14 aeroporteve

Qeveria greke zytarizoi dhënien me koncesion të 14 aeroporteve rajonale kompanisë gjermane ”Fraport-Slentel” për 1,23 miliardë euro, në një vendim të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Kriza ekonomike në Greqi shkakton privatizimin e 14 aeroporteve

Dhënia me koncesion e aeroporteve rajonale ndërmarrjes gjermane, miratuar nga qeveria e mëparshme, ishte bllokuar pas zgjedhjes në muajin janar të kryeministrit të të majtës radikale, Aleksis Cipras.

Kjo përbën privatizimin e parë nga qeveria e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme