Seibert: Shlyerja e borxhit grek, sukses i Gjermanisë

Fakti që eurozona e ka lënë mënjanë në mënyrë të dukshme çështjen e shlyerjes së borxhit të Greqisë përbën tashmë një sukses, u shpreh sot Steffen Seibert, zëdhënës i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Seibert: Shlyerja e borxhit grek, sukses i Gjermanisë

“Nga këndvështrimi i Gjermanisë, përbën sukses pasi tashmë mund të flitet më shumë se kurrë për një shlyerje të borxhit”, deklaroi zëdhënësi Seibert gjatë një konference të rregullt shtypi të qeverisë.

Komunikata përfundimtare e publikuar dy ditë më parë nga ministrat e Financave të eurozonës, në përfundim të takimit, ku iu ndez drita e gjelbër programit të tretë të ndihmës për Greqinë prej 86 miliardë eurosh, saktësoi se qëndrueshmëria e borxhit grek mund të sigurohet falë programit të reformave bindëse dhe të plota, si dhe masave shtesë pa shlyerjen formale të borxhit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme