FMN: Pekini të vijojë reformat

Autoritetet kineze duhet të vazhdojnë reformat me synim orientimin e ekonomisë drejt një roli më gjithëpërfshirës në tregje si dhe shmangien e një ngadalësimi më të theksuar të rritjes ekonomike, paralajmëroi të shtunën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN: Pekini të vijojë reformat

Në raportin e tij vjetor mbi ekonominë e Kinës, FMN-ja konfirmoi parashikimin e saj të rritjes ekonomike për Kinën duke e akuzuar për një ngadalësim të mprehtë të zgjerimit të ekonomisë së dytë botërore. Ajo pritet të ngadalësohet në 6,8 për qind këtë vit, pas 7,4 për qind në vitin 2014. Në vitin 2016, rritja ekonomike pritet të avancojë me 6,3 për qind.

Ekonomia e Kinës po përjeton një periudhë tranzitore drejt një rritjeje më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ky tranzicion është i vështirë, por autoritetet presin rezultate pozitive”, u shpreh Markus Rodlauer, kreu i misionit për Kinën gjatë një video-konference për shtyp.

Por progresi i pamjaftueshëm për përballimin e dobësive dhe avancimin e agjendës së reformave strukturore vijon të paraqesë riskun më të madh dhe mund të shkaktojë për një periudhë afatmesme një rishqyrtim të çekuilibruar dhe një periudhë të zgjatur të rritjes më të ngadaltë”, paralajmëroi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme