Norvegjezët në panik nga ulja e madhe të çmimeve të naftës

Autoritetet norvegjeze theksojnë se ulja e çmimeve të naftës në botë mund të jetë katastrofike për vendin, shkruan portali norvegjez "Local".

Norvegjezët në panik nga ulja e madhe të çmimeve të naftës

Autoritetet norvegjeze kanë frikë se ulja gjithnjë më e madhe e çmimeve të naftës mund të ndikojë negativisht në ekonominë e këtij vendi skandinav, të pasuruar me naftë.

Siç shkruan portali norvegjez "Local", autoritetet norvegjeze theksojnë se ulja e çmimeve të naftës në botë mund të jetë katastrofike për këtë vend.

Kreu i kompanisë norvegjeze DNB, Torbjorn Kjus konsideron se rënia e çmimit deri në 30 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm mund të jetë "katastrofike për Norvegjinë".

Ndoshta nuk do të duhet të pakësojmë prodhimin tonë aktual, por ndoshta duhet të reduktojmë investimet në atë sektor", ka thënë Kjus.

Ai vuri në dukje se në uljen e re të çmimeve të naftës mund të ndikojnë rënia e ekonomisë kineze, prodhimi i lartë i naftës së vendeve të OPEC-ut dhe prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Norvegjezët kanë frikë se çmimet e naftës në muajt e ardhshëm mund të shënojnë ulje të re.

Çmimi i naftës së papërpunuar në Detin e Veriut nga 105 dollarë që ka qenë vitin e kaluar ka rënë në 49 dollarë për fuçi, që është çmimi aktual.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme