Biznesmenija turke: Do të hapim 5 panaire në Kinë

Vizita e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shoqëruar nga 100 biznesmenë në Kinë filloi të japë frutat e para.

Biznesmenija turke: Do të hapim 5 panaire në Kinë

Kryetarja e Bordit Drejtues të CNR Holding, Ceyda Erem, e cila ishte një prej pjesëmarrësve në këtë vizitë, u shpreh se ishin pritur me shumë respekt.

Ajo rikujtoi se në vitin 2000 vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Kinës arrinte në 1.21 miliardë dollarë, ndërsa sot kjo shifër arrin në 22 miliardë dollarë.

“Ne menduam se për të ekuilibruar eksportin, ti japim më shumë rëndësi punimeve për çeljen e panairëve. Gjatë vizitës në Kinë ne nënshkruam shumë protokolle bashkëpunimi” tha Ceyda Erem.

“Është shumë e lehtë të sjellësh pjesëmarrës kinezë në panair, por është shumë e vështirë që të sjellësh këtu blerës kinezë. Për këtë arsye, në mënyrë që të arrijmë drejtpërdrejt tek biznesmenët kinezë është e nevojshme që të hapim panaire atje. Në vitin 2016 në Kinë do të organizojmë panaire në 5 sektorë të ndryshëm” sqaroi Kryetarja e Bordit Drejtues të CNR Holding, Ceyda Erem.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme