Vazhdon rënia në bursën e Athinës

Ditën e hënë Greqia e filloi ditën me një rënie drastike të bursës së Athinës, në një nivel rekord prej 23%, gati 5 javë pasi kjo bursë ishte mbyllur për shkak të krizës së kredisë.

Vazhdon rënia në bursën e Athinës

Por rënia ka vazhduar edhe sot në nivelin 4%.

Me hapjen e Bursës, investitorët filluan të shisnin aksionet që zotëronin duke bërë që të bie numri i blerësve duke shkaktuar një vëllim të përgjithshëm veprimi prej 4 milion dollarësh.

Edhe pse do të sigurohet një paketë e re shpëtimi për Greqinë e cila është në kthetrat e borxhit, investuesit janë të shqetësuar për shkak të ekonomisë greke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme