Dëmi i sulmeve ndaj tubacionit Kirkuk-Yumurtalik 250 milionë

Ministria e Burimeve Natyrore e Qeverisë Rajonale Kurde në Veri të Irakut ka njoftuar se për shkak të sulmit të ndërmarr nga PKK ndaj këtij tubacioni dëmet arrin 250 milionë dollarë.

Dëmi i sulmeve ndaj tubacionit Kirkuk-Yumurtalik 250 milionë

Ministria e Burimeve Natyrore e Qeverisë Rajonale Kurde në Veri të Irakut ka njoftuar se për shkak të sulmit ndaj tubacioneve të linjës së naftës Kerkuk-Yumurtalik të ndërmarrë nga organizata terroriste PKK, qeveria rajonale kurde e Irakut ka pësuar një dëm prej 250 milionë dollarësh.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të internetit të ministrisë theksohet se "Linja e tubacionit të naftës, është burimi kryesor i rajonit të Qeverisë Rajonale Kurde në Veri të Irakut. Pagat e nëpunësve sigurohen nga të ardhurat e naftës së eksportuar nga këto linja. Sigurohen kontribute për qeverinë dhe popullin e këtij rajoni nga këto të ardhura. Linja e tubacionit të naftës janë mbështetja e vetme kundër çdo zhvillimi negativ në rajonin e kontrolluar nga Qeveria Rajonale Kurde në Veri të Irakut ".

Në deklaratë gjithashtu theksohet se "si pasojë e disa sulmeve të ndërmarra që prej 27 korrikut linjat e tubacionit të naftës kanë dalë jashtë përdorimit dhe se transporti i naftës ka ndaluar plotësisht".

- PKK i shkakton dëme kurdëve

Në deklaratën ku vihet në dukje se për shkak të sulmeve ekonomia e rajonit ka pësuar dëme theksohet se "Sulmi në linjat e tubacionit të naftës në këtë rajon ka sjellë një dëm të pakët për Turqinë. Dëmi i vetëm për Turqinë është vetëm në të ardhurat e siguruara nga transporti i tij. Rajoni i Qeverisë Rajonale Kurde në Veri të Irakut ka një dëm prej 99 përqind, me një vlerë prej 250 milionë dollarë dhe kjo shumë përbën pagat e një muaji për Peshmergët, forcat e sigurisë publike dhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Këto sulme të pakuptimta ndaj linjave të tubacionit të naftës duhet të ndalohen. Kjo përbën një ndikim serioz në jetën dhe sigurinë e popullit të këtij rajoni".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme