Gjermani – Rritje befasuese e papunësisë në korrik

Numri i të papunëve në Gjermani shënoi një rritje gjatë muajit korrik, duke nënvizuar rreziqet e rritjes së ekonomisë më të madhe në Evropë, sipas të dhënave të publikuara sot.

308216
Gjermani – Rritje befasuese e papunësisë në korrik

"Papunësia e paqëndrueshme sezonale u rrit me 9.000 persona, duke arritur në 2,99 milionë këtë muaj, pasi ata që mbaruan shkollën dhe trajnimet vërshuan drejt tregut të punës", deklaroi Agjencia Federale e Punës në Gjermani.

"Sidoqoftë, në pikëpamjen e përgjithshme, tregu i punës është në formë", u shpreh shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jurgen Weise, i cili shtoi se arsyet e rritjes së kërkesës për punë kanë qenë aplikimet e përkohshme gjatë muajve të verës.

Shkalla e papunësisë ruajti ritmin e 6,4 për qind, më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.

Në terma të paqëndrueshme sezonale, papunësia në Gjermani u rrit në 61.000 nga qershori, duke arritur në gjithsej 2,77 milionë.

Kjo do të thotë 99.000 më pak sesa korrikun e vitit të kaluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme