Investimet e huaja në Turqi, rreth 5 miliardë dollarë në 5 muaj

"Vendi vazhdon të tërheqë vrullshëm investimet e huaja të drejtpërdrejta", bëri të ditur sot Ministria turke e Financave.

383958
Investimet e huaja në Turqi, rreth 5 miliardë dollarë në 5 muaj

Turqia ka thithur 846 milionë dollarë investime të huaja të drejtpërdrejta në maj dhe 4 miliardë e 905 milionë dollarë gjatë 5 muajve të parë të vitit 2015.

Në maj, në Turqi janë themeluar 169 firma dhe filiale me kapital ndërkombëtar, ndërsa 9 kompani me kapital vendas kanë siguruar një shumë të konsiderueshme kontributi ndërkombëtar në kapitalet e tyre.

Sakaq, 44% e investimeve të huaja në Turqi gjatë 5 muajve të parë të vitit kanë ardhur nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa 30% nga shtetet aziatike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme