Gjermania miraton ndihmën për Greqinë

Një shumicë dërrmuese e parlamentit gjerman, Bundestagu votoi të premten rinisjen e bisedimeve për shpëtimin e tretë të Greqisë në pesë vjet.

Gjermania miraton ndihmën për Greqinë

Ndërkohë, 439 prej 598 anëtarë të Bundestagut votuan për mbështetjen e negociatave të reja për një urë shpëtimi për Greqinë me vlerë prej 86 miliardë euro edhe pse një numër i konsiderueshëm prej 191 anëtarësh e kundërshtuan atë.

Votimi ishte një nga pengesat e fundit më të mëdha për hapjen e bisedimeve.

Më tepër se 40 anëtarë abstenuan. Një ndarje e votave ndërmjet partive është akoma në pritje. Bundestagu ka 631 anëtarë.

Në një fjalim në parlament, kancelarja gjermane Angela Merkelu bëri thirrje ligjvënësve që të mbështesin bisedimet e reja për shpëtimin e Athinës, duke paralajmëruar se Greqia mund të përfshihet nga “kaosi dhe dhuna”, në qoftë se marrëveshja e re e ndihmës nuk arrihet.

“Ne do të jemi fajtorë për neglizhencë nëse të paktën nuk provojmë këtë raund”, u shpreh Merkel për planin e shpëtimit, që u hartua të hënën në mëngjes pas 17 orësh negociatash mes liderëve të eurozonës dhe Greqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme