Obama: Ukraina të vazhdojë reformat ekonomike

Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot Ukrainës të vazhdojë reformat ekonomike të ndërmarra me qëllim për të mbajtur angazhimet në raport me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.

Obama: Ukraina të vazhdojë reformat ekonomike

Gjatë një takimi të shkurtër me kryeministrin ukrainas, Arseni Jatseniuk, i cili ka pasur gjithashtu një bisedë me zëvendëspresidentin Joe Biden, Obama përshëndeti programin ambicioz të reformave ekonomike paraqitur nga Kievi, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti dhe zëvendëspresidenti amerikan përshëndetën gjithashtu (…) qëndrimin e qartë të qeverisë ukrainase kundër masave populiste që rrezikojnë dobësimin e stabilitetit financiar të Ukrainës”, shtoi ekzekutivi amerikan.

“Drejtuesit ranë dakord mbi rëndësinë për Ukrainën për miratimin e reformave shtesë, veçanërisht në fushën e energjisë”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme