Rusia i ofron karburant Greqisë për rimëkëmbjen ekonomike

Rusia synon t’i livrojë drejtpërdrejt karburant Greqisë për ta ndihmuar që të rimëkëmbë ekonominë e saj, deklaroi të dielën ministri rus i Energjetikës, Aleksander Novak, cituar nga agjencitë ruse.

Rusia i ofron karburant Greqisë për rimëkëmbjen ekonomike

“Rusia ka për synim të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e energjisë”, deklaroi ministri i Energjetikës së Rusisë, Aleksander Novak.

“Thënë ndryshe, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë që shumë shpejt të livrojmë drejtpërdrejt burime energjetike për Greqinë”, deklaroi ai para gazetarëve, sipas agjencisë shtetërore ruse, “Ria Novosti”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme