Juncker: Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi të martën për Parlamentin Evropian se dëshironte ta shihte Greqinë, “e sulmuar” financiarisht, të qëndronte në eurozonë.

Juncker: Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona

“As nuk duhet ta mendoni që t’i nxirrni grekët jashtë zonës euro,” tha Juncker përballë anëtarëve të samitit të eurozonës.

Gjithsesi, ai u shpreh se mundësitë janë të vogla për zgjidhje në samit, që do të pasohet nga një mbledhje e ministrave të Financave të monedhës së përbashkët.

“Nëse sot do të gjenim një zgjidhje, ajo do ishte një e thjeshtë”, u shpreh Juncker.

Juncker dëshiron që Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, të japë shpjegime për referendumin e të dielës mbi ndihmën për Greqinë, të cilën grekët me shumicë votash e refuzuan.

Presidenti i Komisionit Evropian theksoi se ai e respekton zgjedhjen e tyre, por dëshiron “ta kuptojë atë” sepse paketa për ndihmë, për të cilën qytetarët grekë votuan, nuk është më e vlefshme që prej referendumit grek të së dielës.

Rreth 61% e grekëve votuan kundër kushteve të ndihmës për Greqinë.

Vendi ka zbatuar shumë masa shtrënguese për sigurimin e paketës së ndihmës prej 110 miliardë euro në vitin 2010 dhe një pakete të dytë, të cilat arrijnë shumën 172,6 miliard euro në vitin 2012.

Takimet e së martës janë kritike, sepse bankave greke po u mbarojnë paratë me shpejtësi, pavarësisht mbështetjes me likuiditete nga Asistenca Emergjente për Likuiditet e BQE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme