BE-ja i njeh afat Greqisë deri të enjte

Në mbledhjen kritike të liderëve të Eurozonës, Athinës iu njoh një kohë shtesë deri të enjten për të ardhur në Bruksel me propozime të reja.

BE-ja i njeh afat Greqisë deri të enjte

Përfundoi edhe samiti kritik për të ardhmen e Greqisë në zonën e euros.

Propozimi i Greqisë për ristrukturimin e borxhe edhe këtë herë nuk i kënaqi dot kreditorët.

Brukseli i dha Athinës kohë shtesë deri të enjten për të ardhur në Bruksel me propozime të reja.

Liderët e eurozonës në takimin e jashtëzakonshëm diskutuan propozimin 47-faqesh të Kryeministrit grek Aleksis Cipras.kriza ekonomike ne greqi

Vetëm se përmbajtja e propozimeve të reja nuk u vlerësuan si të mjaftueshme për të rihapur rubinetin e kredisë. Pasi propozimi që kishte vendosur Ciprasi në tavolinë ishte pothuajse i njëjtë me atë të mëparshmin.

Kreditorët ndërkombëtarë nuk u mjaftuan me ndryshimet e vogla që kishte bërë Athina zyrtare në draftin e saj dhe i njohën Cipras një afat shtesë deri të enjten për të përgatitur një propozim të ri, i cili duhet të jetë më i gjerë dhe të përfshijë një plan konkret për reformat.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në deklaratën që bëri pas samitit kritik tha “kjo javë do të jetë afati i fundit”. “Falimentimi i Greqisë dhe kolapsi i bankave prek të gjithë Evropën. Do të ishte naivitet të mendosh të kundërtën”, u shpreh Tusk.

Për të arritur konsensusin me Greqinë janë angazhuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Barak Obama në bisedat telefonike që pati me liderët para samitit vuri theksin në rëndësinë që ka qëndrimi i Greqisë në zonën e euros.

Vetëm se grupi i vendeve të eurozonës i kryesuar nga Gjermania këmbëngul në atë që Greqia duhet të vijë në Bruksel me një “plan konkret dhe të gjithanshëm”.ciprasi ne moske

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se referendumi nuk mund të përdoret si pretekst për ti shpëtuar përgjegjësisë kolektive.

Kurse Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras tha se ata i kishin paraqitur propozimet e tyre dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të javës.

Liderët e Bashkimit Evropian bëhen gati të takohen edhe një herë të dielën në një mbledhje me kod urgjent për Greqinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme