Moscovici i bindur për një marrëveshjeje me Greqinë

Komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet ekonomike, Pierre Moscovici u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje këtë javë me Athinën për të shmangur një falimentim të Greqisë.

Moscovici i bindur për një marrëveshjeje me Greqinë

“Jam i bindur se ne do të arrijmë një marrëveshje”, deklaroi Moscovici për radion publike ”France Inter” pas një samiti që mundësoi dje në mbrëmje avancimin drejt një dalje të mundshme nga kriza.

”Qeveria greke publikoi dje në mbrëmje listën e plotë të propozimeve të reja për kreditorët, një hap pozitiv”, sipas presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk.

“Dje në mbrëmje ka qenë një moment, pa asnjë dyshim (…) vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje”, deklaroi Moscovici.

Parametrat e marrëveshjes po shqyrtohen”, shtoi ai.

“Gjatë kësaj jave, të gjithë duhet të përqendrohen për të arritur një marrëveshje dhe jam i bindur që ne do të do të arrijmë një marrëveshje sepse kjo marrëveshje është e mundur tashmë (…) dhe është e nevojshme sepse kjo marrëveshje është jetësore për Greqinë dhe zonën euro”, deklaroi Moscovici.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme