Unioni zgjat sanksionet kundër Rusisë

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën me konsensus zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2016, një masë që do të miratohet formalisht të hënën.

309072
Unioni zgjat sanksionet kundër Rusisë

“Të 28 ambasadorët të BE-së ranë dakord për të zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë”, shkruan në rrjetin social “twitter” përfaqësuesja e Polonisë pranë BE-së.

“Ministrat e Punëve të Jashtme do të finalizojnë vendimin të hënën, gjatë mbledhjes në Luksemburg”, shtoi ajo.

Krerët rusë, ukrainas, francezë dhe gjermanë të diplomacisë, do të takohen të martën në Paris në këtë situatë të acaruar për të nxjerrë përfundimet mbi aplikimin e marrëveshjeve të Minskut dhe të situatës në lindje të Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme