Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Juncker: Qeveria greke i ka transmetuar gabimisht propozimet e B

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se Kryeministri grek, Alexis Tsipras ia ka transmetuar ndryshe popullit grek propozimet e BE

Juncker: Qeveria greke i ka transmetuar gabimisht propozimet e B

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka akuzuar qeverinë greke se i ka transmetuar gabim popullit propozimet e kreditorëve ndërkombëtarë.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, Juncker tha se Kryeministri grek, Alexis Tsipras ia ka transmetuar ndryshe popullit grek propozimet që BE-ja iu ka paraqitur atyre.

Juncker ka pohuar se: "Tsipras, ia ka transmetuar ndryshe popullit të tij ato që unë i kam shprehur". Ai ka theksuar se ata nuk janë pro rritjes së taksave për shëndetësinë dhe të energjisë elektrike dhe se Tsipras është në dijeni të kësaj.

Presidenti i Komisionit Evropian ka deklaruar se nëse qeveria greke do ti shpjegojë popullit propozimet e vërteta të komisionit, negociatat me Greqinë do të jenë më të lehta.

Kryeministri greke Tsipras në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë SYRIZA ishte shprehur se kreditorët i kanë kërkuar shkurtimet e pagave të larta, dhe rritjen e taksave në shëndetësi dhe në energjinë elektrike.

Tsipras kishte akuzuar institucionet evropiane se ata po përpiqen të fyejnë qeverinë dhe popullin grek duke paraqitur kërkesa jo-logjike ndaj Greqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme