Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Cipras: Greqia është e gatshme për "kompromis të vështirë"

Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se Athina zyrtare është e gatshme për një "kompromis të vështirë" me kreditorët ndërkombëtarë për të arritur marrëveshje mes palëve.

Cipras: Greqia është e gatshme për "kompromis të vështirë"

Mediat greke theksojnë se kjo nënkupton që Greqia do të bëjë lëshime të reja. Cipras të premten vuri në dukje se objektivi kryesor është që Athina të zgjidhë krizën ekonomike.

"Nëse ne arrijmë një marrëveshje të mundshme, edhe në qoftë se ajo do të jetë një kompromis i vështirë, ne do ta pranojmë këtë sfidë, sepse ky është kriteri ynë i vetëm për të dalë nga kriza", tha Kryeministri grek. Greqia në fundjavë ka dërguar një ekip me zyrtarë të lartë të saj në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do t'i mundësonte Athinës shlyerjen e borxhit.

Qeveria greke shpreson të arrijë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë në takimin e ardhshëm të ministrave të financave të Eurozonës, që do të mbahet më 18 qershor.

Negociatorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këtë javë u larguan nga negociatat në Bruksel, për shkak të moslëshimit pe nga ana e qeverisë greke. Greqia ka nevojë për mbështetje financiare nga kreditorët deri në fund të muajit, sepse ajo duhet ti paguajë FMN-së 1.6 miliard euro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme