Moscovici: Të bukura tragjeditë greke, por duhet fundi i lumtur

"Më pëlqejnë shumë tragjeditë greke, por mendoj që të shkojmë drejt një fundi të lumtur", deklaroi sot eurokomisioneri për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, ndërkohë që bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve të saj po përpiqen të ecin përpara.

Moscovici: Të bukura tragjeditë greke, por duhet fundi i lumtur

Greqia dhe interlokutorët e saj më të mëdhenj rifilluan dialogun në Bruksel për të intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, u takua me homologët e tij gjerman dhe francez, Angela Merkel dhe François Hollande, ndërkohë që sot do të takohet me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Bisediemt kanë përparuar gjatë javëve të kaluara. Jemi pranë një marrëveshjeje”, tha Moscovici për radion RTL.

“Nëse ka vullnet politik, ne do të ecim përpara”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme