BP: SHBA-të bëhen prodhuesi më i madh i naftës në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë prodhuesi i parë në botë i naftës që nga viti 1975, duke kaluar edhe Arabinë Saudite me Rusinë, sipas gjigantit të arit të zi, British Petroleum (BP).

BP: SHBA-të bëhen prodhuesi më i madh i naftës në botë

"Oferta botërore, e rritur në 2,1 milionë fuçi naftë në ditë në vitin 2014, ka njohur një rritje të paparë", deklaroi grupi britanik në rishikimin statistikor për energjinë botërore, publikuar të mërkurën.

"Rritja e ofertës botërore ka ardhur kryesisht nga SHBA-të, me rritjen më të madhe në botë", theksoi BP-ja.

"SHBA-të kanë kaluar Arabinë Saudite dhe Rusinë, duke u bërë kështu e para fuqi prodhuese e naftës në botë që nga viti 1975", tha Bob Dudley, drejtori i përgjithshëm i BP-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme