Gjermani - Dorëhiqen drejtuesit e "Deutsche Bank"

Dy drejtuesit e "Deutsche Bank", indiano-britaniku Anshu Jain, 52 vjeç dhe gjermani Jurgen Fitschen, 66 vjeç, përfshirë nga skandalet dhe rezultatet mediokre, njoftuan të dielën dorëheqjen nga postet përkatëse.

295846
Gjermani - Dorëhiqen drejtuesit e "Deutsche Bank"

"Deutsche Bank" njoftoi të dielën dorëheqjen e dy bashkëdrejtuesve, Anshu Jain dhe Jurgen Fitschen, tronditur nga një valë skandalesh në mbarë botën dhe rezultate mediokre.

"Dy drejtuesit vendosën të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre", njoftoi banka e parë në Gjermani nëpërmjet një komunikate.

Indiano-britaniku, Anshu Jain dhe gjermani Jurgen Fitschen ishin në krye të grupit bankar të Frankfurtit që prej muajit maj 2012 dhe kontratat e tyre përfundonin në fund të muajit mars 2017.

Ata do të zëvendësohen duke nisur nga muaji maj 2015 nga britaniku John Cryan, ish-drejtor i bankës zvicerane "UBS" nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të "Deutsche Bank" që prej vitit 2013.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme