Nis zbatimi i marrëveshjes ekonomike Rusi-Iran

Sipas marrëveshjes së firmosur në prill Teherani do ti shesë Moskës 500 mijë fuçi nafte në ditë dhe në këmbim të kësaj do të blejë prodhime ruse.

Nis zbatimi i marrëveshjes ekonomike Rusi-Iran

Rusia, vend që ka probleme me vendet Perëndimore për shkak të krizës ukrainase, i ka ardhur në ndihmë Iranit, vend që vuan në darën e sanksioneve që zbatojnë ndaj tij vendet Perëndimore për shkak të programit bërthamor që ndjek.

Marrëveshja e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Moskës dhe Teheranit për këmbimin e prodhimeve tregtare ruse përkundrejt naftës iraniane do të fillojë të zbatohet së shpejti.

Sipas marrëveshjes në fjalë Irani do ti japë Rusisë 500 mijë fuçi naftë në ditë në këmbim të mallrave dhe prodhimeve ruse.

Me të ardhurat që do të fitojë nga shitja e naftës Teherani do të ketë mundësi që të blejë produkte të prodhuara në Rusi.

Marrëveshja parashikon që vëllimi i këmbimeve të arrijë deri në 20 miliardë dollarë. Zbatimi i marrëveshjes do të rrisë me 50% eksportin e naftës iraniane.

Nga marrëveshja në fjalë Teherani do të fitojë në vit 1,5 miliardë dollarë


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme