Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqia, e vendosur për të hedhur poshtë propozimet e BE-së

Greqia është e vendosur për të hedhur poshtë propozimet e fundit të BE-së për të shmangur një dështim me pagesat, theksuan sot dy ministra, prej të cilëve dhe ai i Financave, Yanis Varoufakis.

Greqia, e vendosur për të hedhur poshtë propozimet e BE-së

“Ky është një gjest agresiv i destinuar për të terrorizuar qeverinë, pa kuptuar se kjo qeveri greke nuk mund të terrorizohet”, theksoi Yanis Varoufakis për të përditshmen “Proto Thema”.

Komisioni Evropian i paraqiti javën e kaluar Athinës një dokument prej pesë faqesh me masa të kursimit, që përfshinin veçanërisht një rritje të TVSH-së, uljen e pagave dhe pensioneve të funksionarëve.

Kryeministri Aleksis Tsipras i cilësoi të premten propozimet evropiane si absurde dhe theksoi se Greqia nuk do të pranonte një marrëveshje, që nuk do të përfshinte një ristrukturim të borxhit të vendit.

Varoufakis e cilësoi "në kufirin e fyerjes" dokumentin, që i është paraqitur Kryeministrit Tsipras.

“Ne kemi nevojë për reforma, ristrukturim të borxhit dhe investime, nëse ne nuk kemi këto të tria së bashku ne nuk do të nënshkruajmë marrëveshje”, theksoi ministri grek i Financave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme